Sport

Shehi: “Nuk na lejohen më hapa fals. Kukësi? Ndeshja e radhës përballë një rivali”

12 Shkurt 2021, 11:48 Nga DOSJA
Shehi: “Nuk na lejohen më hapa fals. Kukësi? Ndeshja e

TIRANE – Java e 19-të e kampionatit rezervon edhe takimin Tirana-Kukësi, i cili do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një përballje rivalësh, ku rezultati do të ndikojë në ecurinë e secilës skuadër në garën ambicioze të tyre për titull. Orges Shehi do të përbalet me ish-trajnerin e tij Mirel Josa, por edhe skuadrën verilindore që ka drejtuar sezonin e shkuar. Gjithsesi trajneri i bardhebluve, në konferencën për shtyp në prag të këtij takimin, nuk e ka fshehur synimin për të arritur fitoren e radhës, e treta për të në krye të Tiranës.

Kundërshtari? “Nuk dua të merrem me statistika, kemi ndeshje të rëndësishme nesër. Vijmë pas rezultateve pozitive, kështu që do mundohemi të jemi në këtë ecuri. Kundërshtari dihet, ka në përbërje elementë cilësorë. Meriton vlerësim dhe respekt të madh. Jemi të ndërgjegjshëm që në Kategorinë Superiore nuk ka ndeshje të lehta. Të gjithë kundërshtarët janë të rëndësishëm dhe të vështirë. Nesër nuk është provë për Shehin. Është ndeshja e radhës përballë një rivali. Duam të dalim sa më mirë dhe të jemi brenda objektivave”.

Torasa? “Akoma nuk është në 100%, por shpresojmë që sot të stërvitet. Patjetër që kemi cilësi në skuadër, por nuk na lejohen hapa fals. Në psikologjinë tonë duam të jemi ekip ofensiv. Kështu do të mundohemi të shprehemi në fushë me të gjithë lojtarët e gatshëm për të fituar.”

Muçi? “Në këtë situatë që është futbolli modern, këto zëra janë prezent. Aq më tepër që Muçi është xhevahir i skuadrës sonë dhe sigurisht që zërat mund ta shpërqendrojnë. Jo më larg se dje kam biseduar me të dhe ia përsëris përditë që të jetë i qetë. Nëse nuk ikën tani, do të largohet më vonë. Duhet të jetë i qetë për të dhënë maksimumin”.

Josa? “Është kënaqësi të kem përballë profesor Mirelin. Me të kam ndarë shumë momente të bukura dhe arritje të mëdha. Do ta takoj me përzemërsi.”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mirel josa selman stermasi skuadra bardheblu skuadra e kukesit skuadra verilindore tirana trajneri orges shehi mirel josa selman stermasi skuadra bardheblu skuadra e kukesit skuadra verilindore tirana trajneri orges shehi

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 19:39

VIDEO / Plas grushti në fund të ndeshjes…

IZRAEL – Një skenë e shëmtuar u regjistrua në derbin e Izrealit, mes Makabi Haifas dhe Hapoel Haifas, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve të Mak...