Sport

Zyrtare: Specia, tani “pronë” e familjes amerikane Platek

11 Shkurt 2021, 18:28 Nga DOSJA
Zyrtare: Specia, tani “pronë” e familjes amerikane Platek

ITALI – Robert Platek është pronari i ri i skuadrës së Specias. Lajmin e bën të ditur vetë klubi, nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij zyrtare në internet.

Financuesi amerikan mori mbi 100% të aksioneve të kompanisë nga “Orlean Invest”, shoqëria e Gabriele Volpit që menaxhonte klubin nga Liguria. Në blerjen e Specias nuk kishte pjesëmarrje të fondit “MSD Capital” siç dukej se mund të ndodhte, por vetëm një investim personal i familjes Platek.

“Robert Platek, së bashku me gruan e tij Laurie dhe tre fëmijët Amanda, Karolina, Robert Junior dhe vëllai i tij Filip Platek, mbështetës të mëdhenj të Serie A, kanë bërë një investim, duke filluar një projekt afatgjatë te klubi i Specias,”– shkruhet në njoftimin zyrtar.

Robert Platek, 56 vjeç, jeton në një shtëpi në Virxhinia, ndërkohë që ka edhe një zyrë në Uashington DC. Ai është një partner në fondin e kapitalit “MSD”, por do të veprojë vetëm fillimisht, duke synuar të ndryshojë strukturën dhe menaxhimin e klubit që do të verifikohet në qershor.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport investitori amerikan klubi i specias robert platek investitori amerikan klubi i specias robert platek

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 14:04

PARIS-Neymar është një nga lojtarët më të pafat dhe çuditërisht dëmtimet i ndodhin në fazat finale të Uefa Champions League. Në sfidën e djeshme Caen-PSG...