Sport

“Je i mërzitshëm, largohu!”, tifozja mërzitet nga ndeshja e Nadal dhe i tregon gishtin e mesit: ja si reagon spanjolli

12 Shkurt 2021, 09:13 Nga DOSJA
“Je i mërzitshëm, largohu!”, tifozja mërzitet nga

AUSTRALI-Rafael Nadal kaloi pa vështirësi amerikanin Michael Mmoh në Australian Open. Spanjolli fitoi 3-0 dhe i vetmi moment i vështirë për të ishte jo për shkak të kundërshtarit që kishte përballë, por për shkak të një tifozeje. Një grua nisi ta shqetësonte spanjollin kur ky kishte shërbimet.

Ajo i tregoi disa herë tenistit gishtin e mesit, derisa punonjësit e sigurisë e përzunë nga shkallët e arenës. Ajo u shoqërua nga rojet e sigurisë dhe u përjashtua nga Melbourne Park. Por, duke folur në radio Melbourne të premten e këtij mëngjesi, gruaja nuk dukej tepër e penduar dhe madje vuri përsëri në shënjestër Nadalin.

“Unë sigurisht nuk jam një adhuruese e Nadal, mendoj se ai është i mërzitshëm dhe ai kalon nëpër të gjitha ato rituale OCD (Çrregullimi obsesiv-kompulsiv) gjatë gjithë kohës,”  tha ajo për Neil Mitchell në radio 3AW.

Pas ndeshjes, Nadal e shpjegoi situatën duke qeshur: “Nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta kishte pirë pak. Ishte situatë e çuditshme, por edhe qesharake. Nuk e di se përse ma drejtonte gishtin e mesit, por nuk e vras shumë mendjen. Atë i tha mendja në atë moment dhe atë bëri. Më shpërqendroi në 3 shërbime”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport australian open nadal australian open nadal

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 19:39

VIDEO / Plas grushti në fund të ndeshjes…

IZRAEL – Një skenë e shëmtuar u regjistrua në derbin e Izrealit, mes Makabi Haifas dhe Hapoel Haifas, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve të Mak...