Sport

Alonso aksidentohet ndërsa stërvitej me biçikletë, e godet një makinë në Zvicër

11 Shkurt 2021, 20:15 Nga DOSJA
Alonso aksidentohet ndërsa stërvitej me biçikletë, e godet

ZVICER – Aksident me biçikletë i Fernando Alonsos. Spanjolli i skuderisë Renault, mësohet se është goditur nga një makinë, ndërsa ai po udhëtonte me biçikletë në rrugët zvicerane afër Lugano. Piloti i Formula 1 menjëherë është dërguar në një spital të zonës.

“Fernando është i vetëdijshëm dhe mire në pamje të pare, ndërsa po pret ekzaminime të mëtejshme mjekësore nesër në mëngjes,”– shkruan skuderia Renault. Raportet të pakonfirmuara, thonë se 39-vjeçari mund të ketë pësuar disa fraktura.

Në këto ditë Fernando ishte duke u stërvitur në Zvicër me biçikletën e tij të dashur, një nga hobet më të preferuara të kampionit asturian. Ai po përgatitej të kthehej në Formula 1 pas largimit më 2018.

Karriera e tij ka nisur me Minardi në 2001, ndërkohë që Alonso ka garuar në 312 Grand Prix, ku ka arritur 32 fitore me makinat Renault, McLaren dhe Ferrari.  Piloti 39-vjeçar, dy herë kampion bote në F1 me Renault në 2005 dhe 2006, mund të rrezikojë të humbasë fillimin e sezonit 2021.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fernando alonso piloti i renault piloti spanjoll i formula 1 fernando alonso piloti i renault piloti spanjoll i formula 1

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 19:39

VIDEO / Plas grushti në fund të ndeshjes…

IZRAEL – Një skenë e shëmtuar u regjistrua në derbin e Izrealit, mes Makabi Haifas dhe Hapoel Haifas, që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të vendasve të Mak...