Sport

Kili ka përzgjedhur trajnerin e kombëtares, në vendin bosh është ulur Martin Lasarte

11 Shkurt 2021, 19:19 Nga DOSJA
Kili ka përzgjedhur trajnerin e kombëtares, në vendin bosh

KILI – Kombëtarja e Kilit më në fund ka një trajner të ri. Pas kalimit të Reinaldo Ruedas në krye të kombëtares së Kolumbisë, federata e vendit amerikano-latin, vendosi që vendin e mbetur bosh në krye të pankinës së kombëtares, t’ia besojë uruguajanit Martín Lasarte.

60-vjeçari Lasarte sapo është kthyer nga aventura e tij në Al-Ahly dhe tashmë ka trajnuar skuadra futbolli në Kili. Në Europë, ai ka provuar vetëm një aventurë si trajner, atë në periudhën 2009-2011, në krye të skuadrës spanjolle të Real Sociedadit.

Federata Kiliane e Futbollit ka si synim të saj kualifikimin për në finalet e botërorit “Katar 2022”. Në zonën e Amerikës-Latine, katër skuadrat e para në garën kualifikuese, kalojnë drejtëpërdrejt në finale. Pas 4 ndeshjesh, Kili renditet në vendin e 6-të.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kili trajneri martin lasarte kili trajneri martin lasarte

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 14:04

PARIS-Neymar është një nga lojtarët më të pafat dhe çuditërisht dëmtimet i ndodhin në fazat finale të Uefa Champions League. Në sfidën e djeshme Caen-PSG...