Sport

VIDEO/ Bayern Munich “zbut” Tigres, bavarezët rikthehen në “çatinë e botës”

11 Shkurt 2021, 20:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Bayern Munich “zbut” Tigres, bavarezët rikthehen në

KATAR– Ka mjaftuar vetëm goli i Pavard në pjesën e dytë që Bayern Munich të fitojë Kupën e Botës për Klube. Në finalen ndaj Tigres zhvilluar në Katar, gjermanët nuk gabojnë edhe pse triumfuan minimalisht.

Në pjesën e parë Bayern Munich gjeti golin me Joshua Kimmich në minutën e 18-të por ishte VAR që i anulloi golin mbrojtësit.Gjithsesi, në të dytën “xholi” i Bayern nuk u ndal dhe dhuroi një top të bukur në zonën kundërshtare në minutën e 59-të. Benjamin Pavard përfitoi dhe realizoi golin e fitores.

Arbitri anësor e anuloi, por kryesori kërkoi ndihmën e VAR-it, që konfirmoi rregullsinë e golit. Minutat e mbetura u menaxhuan mirë nga bavarezët, të cilët fituan një tjetër trofe pas pesë kupave të fituara në sezonin e fundit, që ishte thjesht spektakolar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich tigres bayern munich tigres

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 14:04

PARIS-Neymar është një nga lojtarët më të pafat dhe çuditërisht dëmtimet i ndodhin në fazat finale të Uefa Champions League. Në sfidën e djeshme Caen-PSG...