Sport

Reagon edhe Stiv Brus: “Më urojnë të vdes nga koronavirusi!” Federata angleze u kërkon platformave të Facebook dhe Twit

11 Shkurt 2021, 17:45 Nga DOSJA
Reagon edhe Stiv Brus: “Më urojnë të vdes nga

ANGLI – Në ishull vazhdon të jetë një temë e nxehtë diskutimesh çështja e ashtuqajtur “Majk Din”, gjyqtarit të Premier League, i cili ka marrë kërcënime të shumta edhe me vdekje në rrjetet sociale, për shkak të vendimeve të tij në ndeshjen midis Uest Hemit dhe Fullhamit.

Por duket rasti i gjyqtarit Din, i cili i ka denomncuar rastet në organet e policisë, nuk është i vetmi në Angli. Mësohet se edhe trajneri i Njukasëll, 60-vjeçari Stiv Brus, i cili nuk është përdorues i rrjeteve sociale, ka mësuar nga familjarët e tij, se për të janë shkruar mesazhe të “pa hijshme dhe të turpshme” nga persona të papërgjegjshëm.

“Unë nuk e kam problem, por familjarët e mi janë të shqetësuar. Ata janë të ndjeshëm ndaj kërcënimit që i bëhet babait të tyre,”- është shprehur trajneri Stiv Brus, që më tej vijon. – Nuk jam i sigurt se sa larg shkon abuzimi, por di që në bisedat me familjen time gjatë ditëve të fundit, kur kemi qenë duke folur për “situatën” e Majk Din, u diskutua edhe për sulmet ndaj meje. Disa nga gjërat që më kanë thënë kanë qenë të turpshme. Ndihet urrejtja, diçka duhet bërë. Është vërtet e tmerrshme, kur dikush uron, që ti të vdesësh nga koronavirusi. Është e poshtër dhe e turpshme, duhet të ndalet.”

Federata e futbollit angleze i kanë dërguar një letër të përbashkët, shefit të Twitterit, Xhek Dorsej dhe themeluesit të Facebookut, Mark Zuckerberg, duke u kërkuar që “të pranojnë përgjegjësinë për parandalimin e abuzimit dhe të shkojnë më larg me masat sesa kanë premtuar dhe bërë deri më sot”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjyqtari majk din premier league stiv brus trajneri i njukasell gjyqtari majk din premier league stiv brus trajneri i njukasell

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 14:04

PARIS-Neymar është një nga lojtarët më të pafat dhe çuditërisht dëmtimet i ndodhin në fazat finale të Uefa Champions League. Në sfidën e djeshme Caen-PSG...