Aktualitet

Humbja e ushtarakes në Letoni, Xhaçka dedikim për Zarifen: Do i jemi pranë familjes së vajzës, djemve iu uroj shërim

6 Maj 2019, 10:13 Nga DOSJA
Humbja e ushtarakes në Letoni, Xhaçka dedikim për Zarifen: Do i

TIRANE-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar pas humbjes së ushtarakes Zarife Hasanaj në Letoni. Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja thotë se do t’i jetë pranë familjarëve të Hasanajt dhe iu uron shërim të shpejtë dy rreshterëve të plagosur.

Reagimi i plotë:

Dhimbje e madhe për humbjen e dëshmores së Forcave të Armatosura, nëntetares Zarife HASANAJ. Në këtë moment të vështirë jemi pranë familjes së vajzës sonë e do të vazhdojmë t’i gjendemi pranë, për të përballuar bashkë humbjen e madhe. Respekt dhe mirënjohje pafund për Zarifen, për sakrificën, guximin dhe vendosmërinë në përballjen me rrezikun gjatë përmbushjes së detyrave të saj. Djemve tanë të plagosur, major Klodian TANUSHI dhe rreshter Julian KAPAJ, u uroj shërim të shpejtë dhe kthim shëndoshë e mirë pranë familjes sonë të Forcave të Armatosura.

Ditën e sotme, një ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni. Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni olta xhacka zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni olta xhacka zarife hasanaj

Sondazh

Poll