Aktualitet

100 banorë të helmuar, Prefekti i Bulqizës: S’jemi të sigurt nëse është nga uji, klori është hedhur në rregull

6 Maj 2019, 08:58 Nga DOSJA
100 banorë të helmuar, Prefekti i Bulqizës: S’jemi të

BULQIZE- Në kulmin e situatës së rënduar që është në Bulqizë, ku rreth 100 qytetarë janë të helmuar, prefekti Nexhbedin Shehu, thotë se nuk dihet e sigurt nëse shkaku i helmimit është uji.

“Një grup nga Tirana po vjen për ekspertim. Nuk e dimë saktë nëse shkaktar kryesor i helmimit është uji Klori është hedhur në mënyrë të rregulltë. Prokuroria dhe policia po hetojnë ngjarjen. 3 persona janë shfaqur sot në spital. Është bërë një analizë me mbjellje, priten rezultatett. Kemi bërë dy analiza tonat dhe uji ka dalë në rrgullë. Rrjeti ujësjellësit i amortizuar, por s’kemi patur ndonjëherë situata të tilla.”-është shprehur Shehu, në një lidhje telefonike për Report Tv.

Prej 3 ditësh në qytetin e Bulqizës situata është rënduar për shkak se mbi 100 banorë janë shfaqur në spital, në gjendje të fikëti, marrje mendsh dhe të vjella. Është dyshuar deri më tani se shkak për helmimin është uji i pijshëm por ende nuk ka një reagim nga institucionet përkatëse.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet helmimi i banorëve në bulqizë nexhbedin shehu helmimi i banorëve në bulqizë nexhbedin shehu

Sondazh

Poll