Aktualitet

Vdes gjatë trajnimit me mina ushtarakja shqiptare në Letoni, 2 të plagosur/ NATO: Hetim rigoroz!

6 Maj 2019, 09:08 Nga DOSJA
Vdes gjatë trajnimit me mina ushtarakja shqiptare në Letoni, 2 të

LETONI-Humb jetën në krye të detyrës ushtarakja shqiptare në Letoni.  Nëntetarja Zarife Hasanaj, 32 vjeçe, ka humbur jetën pasi gjatë një trajnimi për asgjësimin e lëndëve ushtarake, ku i ka shpërthyer një minë.

Ngjarja ka ndodhur në një bazë të NATO, ku Hasanaj ndodhej si pjesë e Forcave të Armatosura, që prej dhjetorit të vitit 2018. Bashkë me të, janë plagosur majori Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj.

Të dy rreshterët janë në bazën Camp Adazi në Letoni, ku po trajtohen nga mjekët. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën. NATO, në një konferencë për mediat tha se është ende e paqartë, situata në të cilën ka ndodhur shpërthimi, dhe shtoi se po bëhen hetime për ngjarjen. Ministrja e Mbrojtjes në Letoni, Sekretari i NATO-s, sekretari i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni, Leonid Kalnins kanë informuar publikun për atë që ka ndodhur.

Kalnins është shprehur se situata se si kishte ndodhur shpërthimi i minës ishte e paqartë por në bazë kishin filluar inspektimet duke ndërprerë të gjitha trajnimet.

Ndërkohë që gjenerali i Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku tha në një konferencë për shtyp se FA është në krah të çdo ushtari dhe çdo familjari të tyre. Për ngjarjen ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Shefi i qeverisë shprehu ngushëllimet për familjarët e ushtarakes.

[sgallery url=”https://dosja.al/foto-ja-kush-eshte-ushtarakja-shqiptare-qe-humbi-jeten-ne-letoni-zarife-hasanaj-ishte-ne-misionin-e-nato/”]

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni julian kapaj klodian tanushi zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni julian kapaj klodian tanushi zarife hasanaj

Sondazh

Poll