Aktualitet

E qeshur dhe e dashur, kush është ushtarakja 32-vjeçare që humbi jetën në Letoni, familja e mësoi lajmin në TV…

6 Maj 2019, 09:45 Nga DOSJA
E qeshur dhe e dashur, kush është ushtarakja 32-vjeçare që

Dosja.al sjell fotot e ushtarakes shqiptare që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Letoni. Ajo është Zarife Hasanaj, dhe ishte pjesë e misionit të NATO-s në Letoni.

Ajo humbi jetën në orën 09:10 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që dy të tjerë u plagosën.

32-vjeçarja, së bashku me 8 efektivë të tjerë shqiptarë, ndodheshin në Letoni si pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, të cilët po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se familjarët e saj e kanë mësuar lajmin e vdekjes së vajzës së tyre përmes televizionit. Po të njëjtat burime nga Ministria e Mbrojtjës, bëjnë me dije se ajo njihej si një person i dashur dhe i qetë. Gjithashtu, mësohet se një ekip i FA ka shkuar në familjen e tyre.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni zarife hasanaj

Sondazh

Poll