Aktualitet

Vdekja e ushtarakes në Letoni, Meta: Ngushëllime familjes, i shqetësuar për dy të plagosurit

6 Maj 2019, 10:07 Nga DOSJA
Vdekja e ushtarakes në Letoni, Meta: Ngushëllime familjes, i

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit se një ushtarake shqiptare ka humbur jetën në Letoni. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, presidenti është shprehur se po e ndjek situatën me shqetësim.

“Ngushëllimet më të thella familjarëve. Po ndjek me shqetësim gjendjen e efektivëve të plagosur.”-është shprehur Meta.

Ditën e sotme, ka humbur jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj në Letoni. Hasanaj, pjesë e ekipit të Forcave të Armatosura dhe misionit të NATO-s në Letoni.

32-vjeçarja u dëmtua për shkak të shpërthimit të minës, ndërsa dy ushtarakë të tjerë shqiptarë u plagosën. Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj janë efektivët e plagosur. NATO në një konferencë për mediat nga Letonia, tha se shpërthimi ishte i paqartë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ushtarakja ne letoni ilir meta zarife hasanaj humb jeten ushtarakja ne letoni ilir meta zarife hasanaj

Sondazh

Poll