Aktualitet

Helmimi i 100 personave në Bulqizë, reagon pas 3 ditësh ISHP-ja: Mund të jetë shkaktuar nga uji

6 Maj 2019, 09:50 Nga DOSJA
Helmimi i 100 personave në Bulqizë, reagon pas 3 ditësh ISHP-ja:

Tiranë– Pas helmimit të 100 personave në Bulqizë ka reaguar pas 3 ditësh Instituti i Shëndetit Publik ku është deklaruar se helmimi mund të jetë shkaktuar nga uji.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja deklaroi se banorët e Bulqizës janë udhëzuar të mos pinë ujë nga çezmat dhe që nga ky moment numri i të prekurve është ulur. Ajo theksoi se epidemia mund të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

“Ne për momentin kemi udhëzuar që uji të mos konsumohet dhe realisht që nga ky moment numri i rasteve është ulur shumë. Lagjja që është prekur konsumon kryesisht ujin e rrjetit dhe ky fakt na bën të mendojmë se ky mund të jetë shkaktar i helmimit. Epidemia mund të jetë shkaktuar nga uji. Të gjitha rastet e helmimeve kanë qenë të lehta  Kemi udhëzuar të mos pihet ujë këto ditë ”, u shpreh ajo.

Theksojmë se ende në Bulqizë mbetet alarmante situata. Pasi qytetarë të tjerë shtrohen në spital.Prefekti Nexhbedin Shehu, thotë se nuk dihet e sigurt nëse shkaku i helmimit është uji pasi sipas tij klori është hedhur në rregull. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 100 të helmuar hetimit i personave ishp-ja bulqizë 100 të helmuar hetimit i personave ishp-ja bulqizë

Sondazh

Poll