Aktualitet

Ushtarakja humb jetën, gjenerali i FA: Ja çfarë ndodhi në Letoni (Emrat)

6 Maj 2019, 09:19 Nga DOSJA
Ushtarakja humb jetën, gjenerali i FA: Ja çfarë ndodhi në

TIRANË- Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku ka dalë në një konferencë për mediat ku ka zbuluar detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Letoni, ku ka humbur jetën ushtarakja shqiptare.

Ajo është  është Zarife Hasanaj, ndërsa të plagosur janë dy efektivët Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.

Gjenerali bëri me dije se ngjarja ka ndodhur në një bazë të NATo në orën 09:10, të mëngjesit të sotëm.

Deklarata e plotë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATOs “Enhanced Forward Presence”.
Një grup i kontigjentit të asgjesimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.
Nga ky shpërthim është plagosur dhe më pas ka humbur jetën Nëntetare Zarife Muharrem HASANAJ. Të plagosur kanë mbetur komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla TANUSHI dhe Rreshter Julian Xhevat KAPAJ.
Sipas informaciomeve të deritanishme Major TANUSHI dhe Rreshter KAPAJ janë nën kujdesin maksimal të mjekëve, në bazën Camp Adazi, në Letoni.
Për ngjarjen e sotme jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet më të larta letoneze dhe të aleatëve tanë në mision.
Në emër të Forcave të Armatosura i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Nëntetares HASANAJ që humbi jetën në krye të detyrës dhe urojmë shërim të shpejtë për Major Klodian TANUSHI dhe Rreshter Julian KAPAJ.
Njëherësh, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura siguroj të gjithë familjarët e efektivëve tanë në Letoni se po ndjekim me vëmendjen maksimale ngjarjen që ka ndodhur. Në këtë moment të vështirë jemi pranë cdo efektivi të Forcës së Armatosur në Letoni dhe kudo ku Shqipëria është e angazhuar në përmbushjen e misionit.

Ditën e sotme, një ushtarake e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ka humbur jetën gjatë një misioni të NATO-s në Letoni. Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, kur gjatë një shpërthimi është dëmtuar dhe ka humbur jetën. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj.

(F.g/a.f/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bardhyl kollcaku humb jeten ushtarakja ne letoni julian kapaj klodian tanushi zarife hasanaj bardhyl kollcaku humb jeten ushtarakja ne letoni julian kapaj klodian tanushi zarife hasanaj

Sondazh

Poll