Bota

Familjarët e Kadri Veselit përkrah Enver Hoxhajt në tubimin e PDK-së

12 Shkurt 2021, 11:27 Nga DOSJA
Familjarët e Kadri Veselit përkrah Enver Hoxhajt në tubimin e

KOSOVË– Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, në tubimin që ka mbajtur sot në Mitovicë, ka falenderuar nipin e Kadri Veselit, që ishte prezent në tubim për t’I thënë përkrahje atij për kandidaturën për kryeministër.

Hoxhaj, ka thënë se ndjehet i nderuar që në mesin e qytetarëve të Mitrovicës që kanë marrë pjesë në tubimin e PDK-së, ishte edhe nipi i Kadri Veselit.

“I nderuar që sot me ne është edhe familja e kryetarit tonë, Kadri Veselit.”,- ka thënë Hoxhaj, derisa e ka përshëndetur nipin e Kadri Veselit, i cili ishte i ulur në rreshtin e parë të të pranishmëve.

Në anën tjetër, Hoxhaj përmes një statusi në Facebook për Mitrovicën, ka thënë se UÇK-ja dhe PDK-ja, padrejtësisht po sulmohen nga brenda dhe jashtë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kreu i pdk enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt kreu i pdk enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll