Bota

BE është gati t’i vendosë sanksione Rusisë për burgimin e Navalny, Lavrov: Jemi të hapur për luftë 

12 Shkurt 2021, 10:30 Nga DOSJA
BE është gati t’i vendosë sanksione Rusisë për

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Rusinë se është një hap larg vendosjes së sanksioneve në lidhje me burgosjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny. Reuters shkruan se sanksionet do të jenë të parat që do t’i vendosen Rusisë për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Presioni për t’i vendosur sanksione Rusisë është rritur më shumë edhe në momentin që Moska dëboi disa diplomatë Evropian pa arsye. Disa nga vendet evropiane që kërkojnë t’i vendosin sanksione Rusisë janë Polonia, vendet Baltike, Çekia, Rumania, Franca dhe Gjermania. Vendimi për marrjen e sanksioneve ndaj Rusisë do të merret në mbledhjen e radhës së ministrave të jashtëm të BE-së në 22 Shkurt.

“Ne nuk mund t’i shmangim sanksionet më. Ekziston një konsensus duke përfshirë në Gjermani që të ketë sanksione. Ne nuk mund të përgjigjemi në ndonjë mënyrë tjetër ”, tha një diplomat evropian.

“Zhvillimet e fundit, veçanërisht në lidhje me situatën e Alexei Navalny, do të merren plotësisht parasysh. Përgjigja e BE-së duhet të jetë e bashkuar, e fortë dhe gjithëpërfshirëse,” tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas.

Në lidhje me kërcënimet e BE-së ka folur Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ku tha se Rusia është e gatshme për çdo gjë.

Alexei Navalny u burgos në 2 shkurt me 3 vite e 6 muaj burg nga gjykata e Moskës. Nga këto 3 vite e 6 muaj, Navanly do të bëjë vetëm 2 vite e 6 muaj, pasi 1 vit ka qëndruar në arrest shtëpie.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny be i vendos sanksione rusise alexei navalny be i vendos sanksione rusise

Sondazh

Poll