Bota

AAK: Vuçiçin e kap ankthi nga kandidatura e Haradinajt për president

12 Shkurt 2021, 10:19 Nga DOSJA
AAK: Vuçiçin e kap ankthi nga kandidatura e Haradinajt për

KOSOVË– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thekson se menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së Ramush Haradinajt për President të Kosovës, në Beograd është ndjerë një sjellje ndryshe e  Aleksandër Vuçiç, i cili nisi ta shpreh parehatinë e tij me deklarata kundrejt Kosovës, raporton Telegrafi.

AAK thekson se parehatinë e shprehu edhe shteti rus.

“Arsyeja se përse shqetësohen kaq shumë serbët dhe rusët, është e kaluara e Haradinajt. Ai është një prej gjeneralëve më të shquar të UÇK-së, i cili me ushtarët e tij arriti të kryej shumë sulme të suksesshme kundrejt forcave serb

Fakti se prapa jetës së tij qëndrojnë shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fakti se ai vjen nga një familje patriotike, që ka dhënë njerëz e përpjekje të pandalura për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, e bëjnë atë të papërshtatshëm, të pakompromis e të pakorruptueshëm te çështjet kombëtare”,– thuhet në  njoftim.

Sipas AAK-së, sidomos kur dikush si Haradinaj flet për bashkimin kombëtar, kjo është një goditje për Serbinë dhe Rusinë, sepse kuptohet vetvetiu që qëllimi është serioz, sikurse që ishte lufta për çlirimin e Kosovës.

“Haradinaj doli në skenën politike si kandidat për President të Kosovës, duke thënë se prioritet i tij do të jetë siguria, një fushë që më së shumti Kosovës i cenohet nga Serbia.

Haradinaj, në deklaratat e tij potencon shpesh e më shpesh që synimet e tij si President do të jenë jenë anëtarësimi në NATO si prioriteti kryesor si dhe profesionalizimi i mëtejmë i Ushtrisë së Kosovës, që u bë gjatë mandatit të tij si Kryeministër”.

E nëse bota perëndimore nuk e pranon Kosovën në çerdhen e saj të sigurisë, për shkak të bllokadave nga Serbia e Rusia, atëherë  thotë ai, Kosova detyrohet të lëviz drejt krijimit të një Unioni të përbashkët me Shqipërinë.

“Nëse në vitin 2024 nuk vërtetohet se Kosova është anëtare e OKB-së dhe nuk është bërë përparim drejt pranimit në OKB – 25 vjet pas luftës, një çerek shekulli që ja kemi dhënë aleatëve tanë që ta finalizojnë statusin ndërkombëtar të Kosovës si anëtare në OKB, NATO dhe drejt integrimit në BE – atëherë t’ia lejojmë qytetarëve të vendosin në referendum për bashkim me Shqipërinë, por në Union”,- thotë Haradinaj.

Ndaj këtyre deklaratave kishte reaguar menjëherë Presidenti Vuçiç, duke thënë se deklaratat e Haradinajt për Shqipëri të Madhe kërcënojnë rajonin dhe botën.

“Ne nuk duhet të tërhiqemi nga kërcënimet. Le të të thonë shqiptarët çfarë të duan, ne do t’i japim një përgjigje të mira dhe adekuate”, -thotë Vuçiç.

Sipas AAK-së, ndaj deklaratave të kandidatit për President Haradinaj, reagoi edhe Moska, nën emrin e ministrit të saj të Jashtëm, Sergej Lavrov.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt aleksander vucic ramush haradinaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll