Bota

Mutacioni brazilian i Covid në Zvicër, zbulohen rastet e para

12 Shkurt 2021, 11:15 Nga DOSJA
Mutacioni brazilian i Covid në Zvicër, zbulohen rastet e para

ZVICËR- Mutacioni brazilian i Covid ka mbërthyer Zvicrën. Albinfo.ch shkruan se deri tani janë zbuluar në 2 kantone rastet e para të mutacionin brazilian në Zvicër. Në kantonin e Gjenevës janë zbuluar 2 raste, ndërsa në kantonin e Cyrih është gjetur 1 rast.

Në lidhje me këtë gjë foli edhe zëdhënësi i Zyrës Federale të Shëndetit Publik të Zvicrës Virginie Masserey, i cili konfirmoi rastet e para të variantit.

“Dje, ne u informuam se një rast i parë i variantit brazilian  është zbuluar në Zvicër”, u tha Masserey

Që nga fllimi i pandemisë deri tani në Zvicër janë regjistruar 539,474 persona me Covid, ndërsa 9,729 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid ne zvicer virginie masserey mutacioni i covid ne zvicer virginie masserey

Sondazh

Poll