Bota

Zyberaj: Kosova do të mbyllë për 3 muaj marrëveshjen me Serbinë

12 Shkurt 2021, 10:29 Nga DOSJA
Zyberaj: Kosova do të mbyllë për 3 muaj marrëveshjen me

KOSOVË- Kandidati për deputet nga koaliioni AKR-LDK, Jetlir Zyberaj tha se Kosova do të përmbyll për 3 muaj marrëveshgjen me Serbinë. Me anë të një postimi në Facebook, ai shkroi se çështejet kryesore të qeverisë Hoti do të jenë zhvillimi ekonomik, ndërtimi i vendit dhe prespektiva për në institucionet ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Në Prishtinë e Pejë duke diskutuar e falenderuar qindra aktivistë për angazhimin e madh në shtjellimin e projektit të shtetndërtimit. Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë, me SHBA garantuese në tavolinë. Perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme që do të kenë prioritet. Manipulimet e mashtrimet me probleme artificiale jashtë diskutimit.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora jetlir zyberaj zgjedhjet ne kosove jetlir zyberaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll