Bota

Hoxhaj nga Mitrovica: Të bashkuar ta bëjmë të madhe fitoren e PDK-së, për Hashim Thaçin e Kadri Veselin

12 Shkurt 2021, 10:04 Nga DOSJA
Hoxhaj nga Mitrovica: Të bashkuar ta bëjmë të madhe fitoren

KOSOVË– Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka thënë se kërkon votën e qytetarëve për ta bërë të madhe fitoren e partisë së tij, për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Përmes një postimi në Facebook tha se Mitrovica do ta bëjë edhe më të madhe fitoren e PDK-së.

Postimi i plotë:

Mitrovica do ta bëjë edhe më të madhe fitoren e #Rimëkëmbjes. PDK-ja është ADN-ja e shtetit të Kosovës. UÇK-ja është ADN-ja e PDK-së.

UÇK-ja dhe PDK-ja, padrejtësisht po sulmohen nga brenda dhe jashtë. Por, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar për t’i ruajtur vlerat tona kombëtare e politike.

Të bashkuar e bëjmë më të madhe fitoren e PDK-së. Për Kadri Veselin e Hashim Thaçin, për Kosovën tonë, votoni PDK-në dhe numrin 134.

Së bashku, përpara! #Rimëkëmbje.

Mitrovica do ta bëjë edhe më të madhe fitoren e #Rimëkëmbjes. PDK-ja është ADN-ja e shtetit të Kosovës. UÇK-ja është…

Pubblicato da Enver Hoxhaj su Giovedì 11 febbraio 2021

etëm 2 ditë kanë mbetur nga data e zgjedhjeve dhe partitë politike vijojnë me fushatën elektorale nëpër qytete të vendit.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kreu i pdk enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt kreu i pdk enver hoxhaj zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll