Mbërrijnë fletët e votimit në Kosovë për zgjedhjet e 14 Shkurtit, nesër nis shpërndarja
12 Shkurt 2021, 09:57Nga DOSJA
KOSOVË– Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Telegrafin se kanë arritur fletëvotimet, dhe të shtunën do të shpërndahen në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.
“Mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet kanë arritur në Kosovë. Të shtunën do të shpërndahen në depot e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ndërsa të dielën në mëngjes për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotimet”,- theksoi Elezi.
Tutje, Elezi ka pohuar se bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë.
“Rrjedhimisht i bie se janë shtypur 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se numri i votuesve apo në përqindje 9,89 % më pak”,- theksoi ai.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen ditën e diel, më 14 shkurt, kurse sot është afati i fundit që të mbërrijnë votat nga diaspora, po ashtu sot përfundon edhe fushata zgjedhore e subjekteve politike.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FRANCË- Ministri i Shëndetësisë në Francë, Oliver Veran ka bërë një vlerësim të pandemisë në vend. Lci shkruan se Varan e quajti situatën shëndetësore në F...
KOSOVË– Në ditën e fundit të fushatës, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pranuar edhe një mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare, raporton Telegrafi.Vetëvendo...
Deutsche Welle: Kosova përsëri po përballet me zgjedhje parlamentare. Cilat janë pritshmëritë tuaja?Vakeska Esch: Shpresoj shumë që zgjedhjet e përgjithshme të ...
KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur për situatën politike, ekonomike të Kosovës. Në një i...
GJERMANI– Kancelarja gjermane Angela Merkel foli të enjten në Bundestag për të mbrojtur zgjatjen e masave kufizuese në të gjithë vendin deri në 7 Mars.Qeveria g...
TOKIO- Kreu i komitetit organizues të Lojërave Olimpike të Tokios ka dhënë dorëheqjen pas deklaratës seksiste që ka bërë në lidhje me gratë.BBC shkruan se Yoshi...