Bota

Haradinaj: Bashkëjetesa fetare duhet të shërbejë si model në skenën politike

12 Shkurt 2021, 10:15 Nga DOSJA
Haradinaj: Bashkëjetesa fetare duhet të shërbejë si model

KOSOVË- Kandidati për President nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar ditën e sotme Këshillin e Bashkësisë Islame në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj me anë të një postimi ne Facebook, ku ka shkruar se shqiptarët janë shembulli më i mirë i bashkëjetesës fetare dhe se kjo gjë duhet të shërbejë edhe si model për skenën politike në vend.

“E nisa ditën me vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë ku takova kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë. Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi. Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve. Bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme, duhet të shërbej si model edhe për skenën politike e cila ka nevojë për unitet në përballje me krizën ekonomike dhe forcimin e shtetit”, tha ajo.

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 Shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 Qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale mashtrim me subvencione.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ramush hardinaj zgjedhjet ne kosove ramush hardinaj zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll