Bota

“Variantet e Covid na shqetësojnë”/ Ministri i Shëndetësisë franceze bën një vlerësim të epidemisë: Mutaci

12 Shkurt 2021, 09:50 Nga DOSJA
“Variantet e Covid na shqetësojnë”/ Ministri i

FRANCË- Ministri i Shëndetësisë në Francë, Oliver Veran ka bërë një vlerësim të pandemisë në vend. Lci shkruan se Varan e quajti situatën shëndetësore në Francë të pasigurtë, të brishtë por nënkontroll. Gjatë fjalës së tij, ai tha se rreth 20 deri në 25 % të rasteve me Covid në vend janë nga mutacioni anglez ndërsa 4 deri në 5 % janë nga ai afrikan.

“Presioni shëndetësor mbetet i fortë në vend por nuk po rritet. Të tre variantet angleze, braziliane dhe afrikano-jugore janë veçanërisht shqetësuese për ne. Varianti afrikan mund të shkaktojë ri-infeksione tek njerëzit që e kanë kaluar tashmë koronavirusin,” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Francë janë regjistruar 3,406,685 persona me Covid, ndërsa 80,803 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 oliver varan covid-19 oliver varan

Sondazh

Poll