Aktualitet

Shtyja e afatit për SPAK, vjen aplikimi i parë jashtë sistemit të Prokurorisë

13 Shkurt 2019, 14:59 Nga DOSJA
Shtyja e afatit për SPAK, vjen aplikimi i parë jashtë sistemit

TIRANË– Pas shtyrjes së afatit për aplikimin në SPAK, një tjetër aplikim ka ardhur jashtë sistemit të Prokurorisë. (Lexo këtu)

Bëhet fjalë për Fatmir Hoxhajn, i cili aktualisht mban detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Administrimit të Pronës Shtetërore, pjesë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Më herët, Hoxhaj ka ushtruar prej 12 vjetesh funksionin e prokurorit në Sistemin e Prokurorisë.

Afati për aplikimin në SPAK u shty më 6 shkurt deri më 21 nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Gara për të aplikuar për të qënë pjesë e SPAK u hap më 9 janar të këtij viti për të 15 prokurorët që do të aplikonin. Por edhe pak para mbylljes së afatit, ka patur sërish kandidime. Këta janë  15 prokurorët që kandiduan: Anton Martini, Klodian Braho, Besnik Muçi, Eneid Nakucin, Edvin Kondilin, Dolorez Musabelliu, Eugen Beci, Dritan Prençi, Shkëlzen Cena, Vladimir Mara, Arben Kraja, Besim Hajdarmataj, Vatë Staka dhe Behar Dibra. E vetmja grua është prokurorja Dorina Bejko. (Lexo këtu)

Në ndihmë të tyre ka ardhur edhe prokurorja kroate Tamar Laptosh, e cila do të rrijë për rreth dy vite në Shqipëri, në mënyrë që të asistojë me eksperiencën e saj në hetimin e korrupsionit në nivelet më të larta të politikës. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e administrimit te prones shteterore fatmir hoxhaj spak vettingu ne politike drejtoria e administrimit te prones shteterore fatmir hoxhaj spak vettingu ne politike

Sondazh

Poll