Aktualitet

Me pranga dhe me armë zjarri, arrestohet 42-vjeçari që mashtronte qytetarët, hiqej si polic (VD)

6 Maj 2019, 07:42 Nga DOSJA
Me pranga dhe me armë zjarri, arrestohet 42-vjeçari që

TIRANË– Një 42-vjeçar ka rënë në pranga pasi hiqej si punonjës policie. Gjithçka është raportuar nga një qytetar, i cili ka vënë re se shtetasi në fjalë kishte pranga dhe armë zjarri dhe prezantohej si punonjës policie.

Pas kontrollit, shtetsi në fjalë me inicialet A. Th., 42 vjeç, u arrestua dhe ju sekeustruan prangat dhe arma që mbante.

Ai rezultoi të ishte një person me precedent penalë për vjedhje dhe mashtrim.

Njoftimi zyrtar i policisë, Tiranë

Alo 112? Policia arreston një person që mashtronte qytetaret duke u prezantuar si punonjës policie

Shërbimet e policisë të Komisariatit nr.4, pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.

Në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një shtetas lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale. Falë reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th. dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42 vjecari hiqej si polic polici mashtrues arrestohet 42 vjecari hiqej si polic polici mashtrues

Sondazh

Poll