Aktualitet

Lirimi i Martinajt, lehtësia që i bëri Prokuroria dhe refuzimi për të pyetur Ervin Matën

6 Maj 2019, 08:10 Nga DOSJA
Lirimi i Martinajt, lehtësia që i bëri Prokuroria dhe refuzimi

TIRANË- Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga vetëdorezimi dhe më pas lirimi i Ervin Mates, Policia dhe Prokuroria nuk kanë denjuar të marrin dëshminë e tij së çfarë ndodhi natën e 4 tetorit 2018.

Ervin Mata që në momentin e dorëzimit, mësohet se me ndihmën e avokatit ka kërkuar të jap shpjegime për ngjarjen e 4 tetorit, por si Policia ashtu edhe Prokuroria nuk kanë pranuar të marrin në pyetje. Mosmarrja e dëshmisë së tij, tregon edhe njëherë “seriozitetin” e hetimit të kësaj dosje!

Por burimet thonë se arsyeja e mosmarrjes së dëshmisë së Matës është fakti se organi i akuzës dhe policia duan të favorizonin Ervis Martinajn. Pasi frika se nga dëshmia e Matës do të rëndohej pozita e Martinaj, kanë shtyrë prokurorët dhe policinë të mos marrin dëshminë e tij, deri sa Martinaj të lirohet nga qelia e burgut.

Pasi prokuroria nuk ka vazhduar në thellimin e hetimeve siç u trumbetua në fillim, por mjaftoj me disa shkresa dhe administrimin e disa provave por që nuk rëndojnë pozitën penale të Martinajt. Edhe lëvizja e fundit e mosmarrjes së dëshmisë së Matajt edhe pse ky i fundit ka kërkuar edhe me shkrim që të merret në pyetje, ky veprim procedurial nuk është bërë akoma

Por tashmë pas lirimit të Martinajt, prokuroria do të kujtohet për të siguruar dëshminë e Ervin Matës për detajet e ngjarjes së natës së 4 tetorit në zonën e ish-bllokut. Në atë kohë, burimet thanë se Martinaj i është drejtuar lokalit ku ndodhej Mata për të “sqaruar” disa keqkuptime bashkë me “bandën” e tij të armatosur të cilet me të hyre në lokal filluan të qëllojnë dhe grushtojnë efketivin e forcave komando Marvjol Bilo. Ky i fundit në kushtet e vetmbrojtjes arriti të neutralizoi sulmuesin e tij dhe të plagos dy personat e tjerë, të cilët po ushtronin dhunë ndaj tij dhe Ervin Matës.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervin mata ervis martinaj lirimi i martinajt masakra ne ish-bllok ervin mata ervis martinaj lirimi i martinajt masakra ne ish-bllok

Sondazh

Poll