Aktualitet

I dogjën makinën pasi festoi ditëlindjen, flet kreu i PS-së në Elbasan: Duan të më japin një mesazh

6 Maj 2019, 08:10 Nga DOSJA
I dogjën makinën pasi festoi ditëlindjen, flet kreu i PS-së

ELBASAN– Xhevahir Budani, kreu i Partisë Socilaiste në Elbasan ka folur pasi i dogjën automjetin mbrëmjen e kaluar. Dosja.al mëson se Budani është shprehur se është kapur në befasi nga kjo ngjarje, pasi nuk ka konflikte me njeri.

“Duan të më japin një mesazh, por nuk e di saktësisht se çfarë. Nuk kam konflikte me njeri. Se di nëse ka ndodhur për shkak të detyrës. Unë dhe familja ime sapo ishin kthyer nga festimet për ditëlindjen time të 48. Është shumë e çuditshme,”- mësohet të ketë thënë kreu i PS-së në Elbasan.

Xhevahir Budani është prej një viti në postin e kryetarit të Partisë Socialiste në Elbasan. Ai është gjithashtu edhe drejtori i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për Qarqet e Elbasanit, Korçës dhe Beratit. Budani njihet si nëj njeri i qetë dhe jo problematik.

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 02:30, Budanit i dogjën automjetin tip “Ford”, teksa e kishte parkuar në oborrin e shtëpisë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet automjeti i rekut te ps kreu i ps elbasan xhevahir budani digjet automjeti i rekut te ps kreu i ps elbasan xhevahir budani

Sondazh

Poll