Aktualitet

Shkon në 100 numri i të helmuarve në Bulqizë, prefekti: S’dihet shkaku, kemi nisur hetimet

6 Maj 2019, 07:45 Nga DOSJA
Shkon në 100 numri i të helmuarve në Bulqizë, prefekti:

BULQIZË- Situatë alarmante në Bulqizë, ku prej tre ditësh, qytetarët shkojnë të helmuar në spital, me dhimbje barku, të vjella dhe marrje mendsh.

Ditën e sotme, ky numër ka shkuar në 100 persona, ndërkohë që të tjerë shfaqen në urgjencë me simptomat e pacientëve të tjerë. Megjithëse pista kryesore ky dyshohet se janë helmuar është uji, ky shkak nuk konfirmohet nga prefekti i qytetit, Nexhbedin Shehu.

Ai ka thënë se ka një hetim, por procedura e furnizimit me ujë ka qenë ajo e zakonshmja. Mjekët thonë se situata është rënduar, ndërkohë që një tjetër hedh pistën se helmimi mund të ketë ardhur nga një furrë buke.

Mësohet se Inspektoriati i Shëndetësisë ka marrë kampione nga uji i pijshëm, ndërkohë që reagimi nga institucionet ka qenë zero.

(J.v.f.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 100 të helmuar helmimi i banorëve në bulqizë helmimi nga uji i pijshëm 100 të helmuar helmimi i banorëve në bulqizë helmimi nga uji i pijshëm

Sondazh

Poll