Bota

PDK-ja mbyll fushatën elektorale në Pejë, flet për ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe prezanton planin për rimëkëmbje ekono

11 Shkurt 2021, 20:48 Nga DOSJA
PDK-ja mbyll fushatën elektorale në Pejë, flet për

KOSOVË-Partisë Demokratike e Kosovës ka zhvilluar ditën e sotme tubimin e saj përmbyllëse të fushatës elektorale në Pejë. Sipas Telegraf, kandidati për  kryeministër, Enver Hoxhaj bashkë me kryetarin e degës së PDK-së, Xhavit Haliti kanë folur për vlerat e anëtarëve të PDK-së, ku kanë sjell në qendër të vëmendjes, dy figurat kryesore të saj, ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Në fjalën e tij Hoxha ka përmendur dhe paraardhëse dhe krijuesin e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Halitin.

“Xhavit Haliti i ka ftuar shokët e tij për të themeluar dhe emërtuar UÇK-në,“-ka thënë ai.

Ndërsa, Haliti gjatë fjalës së tij, tregoi për aktivitetin për çlirimin e vendit, duke kujtuar dhe Thaçin dhe Veselin që sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë. Gjithashtu, në Pejë Hoxha ka treguar dhe planin qeverisës, ku ka theksuar se  PDK-ja është e vetmja parti politike që ka platformë për ta rimëkëmbur ekonominë, shëndetësinë, arsimin e drejtësinë.

“Nuk ka subjekt politik i cili garon në këto zgjedhje sikurse PDK, e cila ka program të qartë dhe unë jam i vetmi kandidat serioz për të qenë kryeministër të hënën e 15 shkurtit, se të tjerët të cilët nuk kanë të drejtë me qenë as në listë ma merr mendja që e dini që nuk do të ketë të drejtë të jetë as kandidat. Pyetja kryesore është kush vërtetë mund të jetë kryeministri të hënën, dikush që nuk ka të drejtë të jetë në listën për deputet, dikush i cili nuk ka të drejtë të jetë më pak mund të bëhet më shumë, dikush i cili mund ta ketë vetëm bilbordin, por nuk është në listë që ta marrë mbështetjen e qytetarëve dhe në një vend perëndimor kjo do të kishte qenë një temë e madhe”, ka thënë ai.

Lajmi kryesor: Zgjedhjet në Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk janë engjëj

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjdhjet ne kosove zgjdhjet ne kosove

Sondazh

Poll