Bota

Kurti, kryeministër? Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu: Po punojmë që kjo mos të ndodhë

11 Shkurt 2021, 19:45 Nga DOSJA
Kurti, kryeministër? Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu: Po

KOSOVË-Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka folur në lidhje me veprimet që mund të marrin, në rast se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, bëhet kryeministër.

Në një intervistë për Gazeta Express, i pyetur nëse ekziston mundësia e dërgimit të Kurtit në Gjykatën Kushtetuese, ai ka thënë se po punojnë që kjo mos të ndodhë, ndërsa për pjesën tjetër është shprehur se është herët për të folur.

“Ne po punojmë që ai të mos bëhet kryeministër. Ne po punojmë që të dalim sa më mirë, që ai të mos bëhet kryeministër. Për çeshtje tjera nuk është koha që të flasim tani”, ka thënë Veliu.

Albin Kurtit nuk është certifikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe nuk mund të zgjidhet kryeministër, sipas një interpretimi të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, u dënuan në janar të vitit 2018 për dy vepra penale, përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Lajmi kryesor: Zgjedhjet në Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk janë engjëj

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll