Bota

Fushata nuk njeh limit! Në muret e dy xhamive në Kosovë shkruhet “LVV 127”, indinjohen hoxhallarët

11 Shkurt 2021, 19:13 Nga DOSJA

KOSOVË-Dy xhami në Kosovë, janë përdoruar për të bërë thirrje për të votuar Lëvizjen Vetëvendosja. Sipas Gazeta Express, në muret e dy xhamive, është shkruar “LVV-127”. Të dyja xhamitë ndodhen në Prizren, njëra në fshatin Hoçë, e tjetra në Hatmaxhë.

Në lidhje me shkrimin, ka reaguar imami i xhamisë në Hatmaxhë, Hasan Krasniqi, i cili ka thënë se xhamitë nuk janë objekte për të tilla mbishkrime.

“Xhamitë janë vend ku adhurohet Zoti, e jo për t’u shënuar në muret e tyre logo të partive politike”, ka thënë imam Krasniqi.

Postimi i plotë:

Po ashtu, një reagim ka ardhur dhe nga xhamia e fshatit Hoçë.

“Këto veprime nuk na takojnë neve si shoqëri, xhamitë janë bërë për adhurimin e Zotit një, e jo për shkrime të sloganeve partiake. Ky veprim i pamend nga kushdo që e ka bërë do t’i kushtojë buxhetit të xhamisë”, thuhet në reagimin e xhamisë.

Lajmi kryesor:Zgjedhjet në Kosovë, 3 ditë nga 14 shkurti, ku gara mes kundërshtarëve sa po vjen dhe po bëhet më e fortë, Haradinaj: Kurti dhe Osmani nuk janë engjëj

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll