Sport

Borxhet “ngrijnë” Vllazninë, i rrezikojnë Europën

11 Shkurt 2021, 16:38 Nga DOSJA
Borxhet “ngrijnë” Vllazninë, i rrezikojnë

SHKODER – Vllaznia pas rezultateve jo të mira në javët e fundit të kampionatit, duket se ende nuk po sheh dritë në fund të tunelit. Marrëveshja mes klubit Vllaznia dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për borxhin e akumuluar prej kohësh është ende në ajër.

Burime të sigurta pranë institucionit shtetëror treguan dje për “Panorama Sport”, se palët nuk kanë arritur ende akordin për mënyrën e shlyerjes së borxhit, që ka shkuar 1 miliard e 600 milionë lekë të vjetra.

Ky është një hall i madh për kuqeblutë në këtë moment, pasi varet licencimi i klubit në Kupat e Europës. UEFA nuk i licencon skuadrat që kanë borxhe në organet tatimore dhe s’bëjnë marrëveshje për likuidimin e tyre.

Në këto kushte, ky sezon mund të hidhet në “erë”, nëse Vllaznia fiton titullin dhe nuk merr pjesë në Kupat e Europës për shkak të borxheve të krijuara nga keqmenaxhimi i klubit shkodran ndër vite.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 14:04

PARIS-Neymar është një nga lojtarët më të pafat dhe çuditërisht dëmtimet i ndodhin në fazat finale të Uefa Champions League. Në sfidën e djeshme Caen-PSG...