Sport

“Tatuazhet e kriminelëve më dhanë forcën për fitoren”, Nuri Seferi kujton duelin me boksierin serb: Kjo ma shtonte inat

11 Shkurt 2021, 15:49 Nga DOSJA
“Tatuazhet e kriminelëve më dhanë forcën për

ZVICËR-Në vitin 2016-të boksieri nga Gositvari Nuri Seferi arriti një fitore të madhe ndaj kundërshtarit serb, Dusan Krstic. Kur kanë kaluar thuajse 5 vjet nga ai triumf,shqiptari ka kujtuar me nostalgji atë sukses,sepse për të ishte më tepër sesa ndeshja e rradhës e boksit. Kjo pasi Krstic kishte bërë tatuazh në trup disa kriminelë të luftës duke përfshirë edhe Ratko Mladic.Kaq mjaftonte që adrenalina të përshkruhej në trupin e Nuri Seferit.

Me kundërshtarin e vënë përfund thuajse në çdo moment, boksieri shqiptar jepte shpeshherë spektakël duke mos e mbrojtur për të parë guximin e rivalit të tij. Deri sa mbërriti momenti që Krstic nuk po i duronte më grushtat e Seferit, me trajnerin që hodhi peshqirin në raundin e 6-të për të shpallur dorëzimin. Urrejtja e boksierit serb për shqiptarët u finalizua në momentin e fundit teksa arbitri po shpallet fituesin, atje ku janë ngritur tre gishtat. Megjithatë në piedestal u ngrit dora e Nuri Seferit, i cili puthi flamurin e Shqipërisë.

“Inspirimin më të madh e kam marrë nga tatuazhet e këtij shkjaut (serb) që kishte në trupin e tij . Ai kishte bërë ‘tatto’ kriminelë të luftës dhe kjo ma shtonte më shume inatin për ta fituar këtë ndeshje me çdo kusht”, shkruan Seferi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nuri seferi nuri seferi

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 14:04

PARIS-Neymar është një nga lojtarët më të pafat dhe çuditërisht dëmtimet i ndodhin në fazat finale të Uefa Champions League. Në sfidën e djeshme Caen-PSG...

Sport 11 Shkurt 2021, 09:37

Tronditet Bayern, humbet yllin e ekipit para finales

GJERMANI – Bayern Mynih merr lajmin e keq një ditë përpara finales së Botërorit të Klubve. Një nga lojtarët kryesorë të gjermanëve, Thomas Muller, ka dalë pozit...