Sport

11 Shkurt 2021, 14:04 Nga DOSJA

PARIS-Neymar është një nga lojtarët më të pafat dhe çuditërisht dëmtimet i ndodhin në fazat finale të Uefa Champions League. Në sfidën e djeshme Caen-PSG braziliani ndieu shqetësime në minutën e 60-të, pas një dëmtimi të rëndë dhe u zëvendësua me Mbappe-n.

Në përfundim te ndeshjes u zbulua dhe shkalla e dëmtimit dhe është e sigurt që Neymar do të mungojë në sfidën e të martës përballë Barcelonën, e vlefshme për fazën 1/8 të Champions League. Në vitin 2017, Neymar nuk ishte në ndeshjen ndaj Real Madrid.

Vitin pasardhës, skenari u përsërit, por në Kupën e Francës. Edhe në vitin 2020, më 1 shkurt, Neymar pësoi një tjetër dëmtim, duke munguar për tri javë. Ndërsa e sigurtë është që braziliani nuk do të jetë në ndeshjen e parë kundër ish-skuadrës së tij.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona neymar psg barcelona neymar psg

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 09:37

Tronditet Bayern, humbet yllin e ekipit para finales

GJERMANI – Bayern Mynih merr lajmin e keq një ditë përpara finales së Botërorit të Klubve. Një nga lojtarët kryesorë të gjermanëve, Thomas Muller, ka dalë pozit...