Sport

Euro 2020 në TikTok/ Platforma gjigande bëhet sponsori kryesor, vlera e marrëveshjes nuk…

11 Shkurt 2021, 15:05 Nga DOSJA
Euro 2020 në TikTok/ Platforma gjigande bëhet sponsori kryesor, vlera

EUROPË-Aplikacioni për video TikTok do të jetë sponsor kryesor i kampionatit Europian të futbollit, Euro 2020.Është hera e parë që një platformë argëtimi sponsorizon një turne të madh futbolli. Si pjesë e marrëveshjes, TikTok do të nisë një sërë karakteristikash të përmbajtjes për të promovuar turneun, si efekte zanore, sfidat e Hashtag dhe transmetimet video të TikTok Live.

Vlera e marrëveshjes nuk bëhet e ditur por mendohet se vlen dhjetëra miliona paund. Raporti financiar i Euro 2016, i cili kishte 10 sponsorë, tregoi të ardhura prej më shumë se 480 milion € (421 milion) nga të drejtat televizive.Guy-Laurent Epstein, drejtori i marketingut i Uefa, tha:

“Gjatë muajve të ardhshëm, ne me të vërtetë po presim që të punojmë ngushtë me TikTok në mënyrë që t’u sigurojmë fansave, një përvojë unike dhe inovative të Uefa Euro, e cila do t’u japë atyre mundësinë të lidhen dhe të ndajnë pasionin e tyre rreth një prej ngjarjeve kryesore sportive në botë. “Sponzoruesit e tjerë zyrtarë të Euro 2020, i cili është planifikuar të zhvillohet në 12 qytete nga 11 qershori deri më 11 korrik, përfshijnë Coca-Cola, Heineken, Takeaëay.com dhe Vivo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport euro 2o2o tiktok euro 2o2o tiktok

Sondazh

Poll

Sport 11 Shkurt 2021, 14:04

PARIS-Neymar është një nga lojtarët më të pafat dhe çuditërisht dëmtimet i ndodhin në fazat finale të Uefa Champions League. Në sfidën e djeshme Caen-PSG...

Sport 11 Shkurt 2021, 09:37

Tronditet Bayern, humbet yllin e ekipit para finales

GJERMANI – Bayern Mynih merr lajmin e keq një ditë përpara finales së Botërorit të Klubve. Një nga lojtarët kryesorë të gjermanëve, Thomas Muller, ka dalë pozit...