“Toni Montana” idhulli i tyre! Drogë, mitrolozë dhe municione në Catania/ Shkatërrohet rrjeti MAFIOZ i drogësm dy SHQIP
CATANIA – Nëntë persona u arrestuan nga Policia italiane në zonën e Catanias gjatë një operacioni të koduar “Drug Stable”. Të prangosurit akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që merren me trafik droge, ku të përfshirë janë edhe shqiptarë. Tetë nga të prangosurit u dërguan në burg, ndërsa një është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Policia italiane ka publikuar pamjet nga operacionit, dhe kontrolli në shtëpinë e një prej anëtarëve të bandës, i cili ishte i “fiksuar” me Al Pacionin, pasi mbante në panoramë foton e tij, të shkrepur nga filmi “Scarface”.
Të arrestuarit janë identifikuar si: Antonino Battaglia, 31 vjeç; Beshir Doraci, i njohur me nofkën “Leo”, 35 vjeç shqiptar; Fabio Magrì, ose ndryshe “Fabione”, 42 vjeç; Francesco Ivan Manuli, 21 vjeç; Antonella Napoli, 34 vjeç; Michael Nicotra, “Maicolino” ose “xhuxhi”, 28 vjeç; Luigi Pino, 27 vjeç; Filippo Scordino, ose ndryshe “Chicco”, 32 vjeç; dhe Giuliano Giovanni Scordino, 25 vjeç. Rreth një vit më parë, si pjesë e këtij grupi kriminal është arrestuar edhe Leonard Xhafa, i njohur me pseudonimin “Leo”, rreth 30-vjeç dhe me banim në Pulia.
35-vjeçari shqiptar Beshir Doraci, me origjinë nga Vlora, i cili luante rolin kryesor të furnizimit me sasi të mëdha kanabisi që më pas shpërndahej në Itali por edhe shtete të tjera europiane.
Hetimet për grupin nisën më 11 maj 2019 në Librino, kur dy prej anëtarve u qëlluan dhe u plagosën teksa “punonin” në zonën e Librinos. Gjatë hetimeve, Policia ra në gjurmët e grupit, duke zhvilluar edhe operacionin”Drug Stable”, gjatë të cilit u gjetën dhe sekuestruan tre mitraloza, një pushkë, municione, 8,460 euro, 2,000 prej të cilave ishin të falsifikuara.
Grupi dyshohet se ka shitur mesatarisht 150 kg marijuanë në muaj dhe se merrte 70/80 kg marihuanë çdo dy javë nga trafikantët shqiptarë me bazë në Puglia.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
U përball me presion trafikantësh, në 1998 iu shkatërrua banesa dhe iu plagosën fëmijët nga tritoli, COVID-19 shuan përg
TIRANË– COVID-19 i ka marrë jetën gazetares Zenepe Luka, e cila ishte e shtruar në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë që i kishte shkaktuar infektimi.G...
“Me dorezat e pista i ndërronte serumin”, denoncimi i FORTË i qytetarit: Gruaja ime ishte e sëmurë me veshka, i sollën
TIRANË– Qytetari Arjan Kruja ka denoncuar kushtet e vështira në QSUT, ku ka shtruar gruan e tij pasi ishte e sëmurë me veshka.Kruja ka rrëfyer për ‘Faxweb’...
Vettingu/ KPK konfirmoi në detyrë gjyqtarin Sokol Ngresi, Komisioneri Publik del kundër: KPA ta shkarkojë!
TIRANË– Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e marrë nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Sokol Ngresi. Ditën...
“Po dal të pi kafe…”/ U gjet i vdekur në Zvërnec, zbulohet biseda e fundit me nënën, familjarët kërkojnë autorët:
FIER– Familjarët e 22-vjeçarit Sokol Shyrte, i cili u gjet i vdekur në bregun e Zvërnecit disa ditë më parë, kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. Ata shprehin ...
“E gjithë lagjja me COVID”, të gjitha sëmundjet kurohen në një spital, qendra shëndetësore në Laç përfshihet në k
LAÇ– Qendra shëndetësore në Laç është përfshirë në kolaps pasi të gjitha llojet e sëmundjeve trajtohen në të njëjtin ambient, përfshirë këru...
Tentativa e grabitjes në Fier/ Hajdutët i shkuan në shtëpi për herë të dytë, 65-vjeçari ishte në lokal, i pikasi nga k
FIER- Arben Çepele nga Roskoveci vie për herë të dytë pre e grabitësve. Fakti që i biri jeton në Britani të Madhe duket se “josh” elementët kriminalë në ...
FOTO: Aksident në Korçë, trajleri përplaset me makinën, “Benzi” del nga rruga, s’ka të lënduar
KORÇË– Një aksident ka ndodhur këtë të enjtje në aksin rrugor Zëmblak-Goricë në qytetin e Korçës, afër pikës kufitare me Maqedoninë e V...
ME VIDEO: Aksion gjatë natës në Crotone! Guardia di Finanza sekuestron paratë e “shefit” të Antonio Gallos, 360 mijë e
CROTONE– Operacion gjatë natës në Itali! Guardia di Finanza e komunës së Crotone i ka sekuestruar 360 mijë euro të bosit mafioz të “Ndranghetës”, Alfonso Mannol...
Nuk zbatuan masat anti-COVID! Policia nuk kursen gjobat, ndëshkon mbi 1600 qytetarë brenda 24 orëve
TIRANË– 1647 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative gjatë 24 orëve të fundit pas nuk respektuan masat anti-COVID.Policia bën me dije se u ndë...