Aktualitet

Tentativa e grabitjes në Fier/ Hajdutët i shkuan në shtëpi për herë të dytë, 65-vjeçari ishte në lokal, i pikasi nga k

11 Shkurt 2021, 09:18 Nga DOSJA
Tentativa e grabitjes në Fier/ Hajdutët i shkuan në shtëpi

FIER- Arben Çepele nga Roskoveci vie për herë të dytë pre e grabitësve. Fakti që i biri jeton në Britani të Madhe duket se “josh” elementët kriminalë në zonë, duke e bërë të “preferuarin e tyre” për t’i mësyrë në shtëpi.

Edhe mbrëmjen e djeshme, ai ka rënë pre e maskave, të cilët rreth orës 20:00 kanë hyrë në banesën e tij. Pronari i shtëpisë, 65 vjeç, në ato momente ka qenë në lokalin e të afërmit të tij, 40-vjeçarit me të njëjtin emër e mbiemër.

Teksa konsumonte një pije në lokal, rastësisht ka parë kamerat dhe ka pikasur personat që kishin hyrë për ta grabitur. Menjëherë ka njoftuar kushëririn e tij dhe të dy bashkë jaë nisur për në banesë. Sapo kanë mbërritur janë përplasur fizikisht me grabitësit pa e ditur që këta të fundit  ishin të armatosur. Si pasojë e përplasjes me grupin e grabitësve mbeti i plagosur 40-vjeçari, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Një ditë pas ngjarjes, fqinjët e pronarit të banesës, theksojnë se kjo shtëpi është tentuar të vidhet edhe më parë, ndërsa shtojnë se nuk i dinë motivet e grabitësve.

‘Familja e ka një djalë në Angli dhe në banesë ka një armë gjahu, të cilën pronari e përdori këtë herë për të trembur grabitësit. Është një ngjarje e përsëritur, kjo banesë është tentuar të vidhet para një muaji. Nuk janë familje problematike, nuk e dimë arsyet të cilat kanë çuar autorit të grabisin banesën.’– kanë thënë ata.

Ndërkaq policia e Fierit mbrëmjen e sotma ka arrestuar një nga autorët i cili është identifikaur si Elis Bushi. 26-vjeçari rezulton se më ka qenë më parë i dënuar për “Plagosje” dhe “Vjedhje me dhunë”

(a.b.k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben çepele grabitja ne fier vjedhje ne fier arben çepele grabitja ne fier vjedhje ne fier

Sondazh

Poll