Aktualitet

11 Shkurt 2021, 16:34 Nga DOSJA

ITALI- 225 mijë paund të cilat ishin në në sarbatorin e një furgoni ku destinacioni ishte Shqipëria, janë sekuestruar nga Guardia di Finanza, së bashku me zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve. Sipas mediave italiane furgoni u ndalua në Portin e Barit dhe bëhet e ditur se ishte nisur nga Anglia me destinacion Shqipërinë.

Mësohet se kapaja e parave u bë e mundur falë kontrollit të kujdesshëm që u krye në mjetin me targa angleze në port. Ndërkohë mësohet se furgoni me paratë brenda kishte  mundur të kalonte me sukses në pikat e mëparshme kufitare. Paratë, të ndara në dhjetëra tufa të mbështjellura, ishin salduar fort brenda serbatorit.

Ndërkohë, shoferi i furgonit është vënë në pranga nga policia, ku dhe gjykata do të japë dënimin sipas ligjit.

Ky nuk është rasti i vetëm pasi në Portin e Barit, që nga fillimi i këtij viti, janë zbuluar 21 raste të trafikimit të parave, duke sekuestruat mbi gjysmë milioni euro.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia sekuestron 225 mije paund ne itali policia sekuestron 225 mije paund ne itali

Sondazh

Poll