Aktualitet

U përball me presion trafikantësh, në 1998 iu shkatërrua banesa dhe iu plagosën fëmijët nga tritoli, COVID-19 shuan përg

11 Shkurt 2021, 16:33 Nga DOSJA
U përball me presion trafikantësh, në 1998 iu shkatërrua

TIRANË– COVID-19 i ka marrë jetën gazetares Zenepe Luka, e cila ishte e shtruar në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë që i kishte shkaktuar infektimi.

Gazetarja ishte infektuar me virusin 10 ditë më parë, të cilin nuk e mundi dot, ndërsa pak kohë më parë bashkëshorti i saj e kishte mposhtur betejën me COVID-19.

Në fund të muajit janar të këtij viti, u promovua libri i këngëtarit të njohur italian, Albano Carrisi, “Nëna ime, origjina e botës sime”, i përkthyer pikërisht nga gazetarja Zenepe Luka.

Ajo ishte me origjinië nga Librazhdi dhe e nisi profesionin gazetares në revistën “Shqiptarja e Re”, për të vijuar në gazetën lokale “Kukësi i Ri”, më pas në gazetat e përditshme “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” etj. Ishte e para gazetare e RTSH, në terren, që u vendos në Elbasan duke mbuluar edhe rrethet Gramsh e Librazhd. Kontribut të veçantë ka dhënë në qytetin e saj të lindjes, ku për shumë vite ka punuar si lektore, hulumtuese në Muzeun Etnografik dhe në të njejtën kohë edhe gazetare e gazetës Bashkimi”. Nga viti 1994 deri në vitin 2004, ka qenë gazetare e gazetës “Koha Jonë” për Vlorën, më pas në gazetat “Ballkan” dhe “Telegraf”.Vazhdoi të punojë si gazetare e lirë në gazetat “Koha Jonë”.”Dita”,”Shqiptarja.com” dhe organe të tjera në Diasporë. Në maj të vitit 2020, mbushi 47 vjet karierë si gazetare në terren me 12.000 shkrime të botuara, ku dominojnë zhanret e intervistës, reportazhit, kronikës,etj.

Zenepe Luka, duke qënë gjithë kohën gazetare e terrenit, i është dashur të  përballojë vështirësitë, për të pasqyruar në faqet e gazetës shqetësimin e njerëzve të thjeshtë, duke u ndeshur edhe me presionin e shtetit. Ajo ka rriskuar, si askush tjetër për periudhën kur ishte gazetare e gazetës “Koha Jonë” në Vlorë, duke provuar dhunën e policisë, presionet e trafikantëve, për të mbërritur në aktin fundamentalist, vendosjen e tritolit në banesë më 10 maj të vitit 1998, ku u shkatërrua banesa dhe u plagosën dy fëmijët.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete zenepe luka nderron jete zenepe luka

Sondazh

Poll