Aktualitet

“Me dorezat e pista i ndërronte serumin”, denoncimi i FORTË i qytetarit: Gruaja ime ishte e sëmurë me veshka, i sollën

11 Shkurt 2021, 16:25 Nga DOSJA
“Me dorezat e pista i ndërronte serumin”, denoncimi i

TIRANË– Qytetari Arjan Kruja ka denoncuar kushtet e vështira në QSUT, ku ka shtruar gruan e tij pasi ishte e sëmurë me veshka.

Kruja ka rrëfyer për ‘Faxweb’ së në dhomën e bashkëshortes së tij mjekët sollën persona të infektuar me Covid, dhe për pasojë është infektuar edhe gruaja e tij

Ai ka rrefyer për kushtet e vështira të higjienës në ambientet e QSUT-së ku thotë se infermieret me duart që ndërronin pacientë të tjerë, i vendosnin serumin bashkëshortes së tij.

E kam çuar fillimisht te urgjenca, më pas e çuan te pavion, gati 10 ditë duke bërë analiza, derisa e çanë gjithandej. Doli që ishte me ulçerë në stomak, e mbajtën  gruan 1 muaj në spital, vetëm për 6 kokrra që i jepnin njëherë në dy ditë, ku e kanë shëndetësinë falas. Në dhomën e bashkëshortes sime kanë qenë tre persona me Covid. Gruan e kanë nxjerrë natën jashtë se do të bëhej dizinfektimi, thirra mjeken e turnit dhe i shpjegova gjendjen, si mund të sillnin persona të tjerë në dhomën e bashkëshortes sime.

Mjekët e dinin shumë mirë që personat që ishin në dhomë me nusen time ishin me Covid. Si mund të rri nusja ime me një person që është infektuar nga virusi. Mjekun e kapa duke fjetur gjumë në spital, dhe më kërcënonte me grupin e gatshëm, më kanë kërcënuar që të mos i filmoja. Ka 25 ditë nusja ime që merr vetëm një ilaç, e kanë çuar dhe me dializë tani, në spital të provokojnë mjekët.

Mos më detyroni që tiu drejtohem organizatave të bamirësisë, nuses ja bënë tamponin më pas dhe doli pozitive, mjekja duhet të jepte udhëzim që te dhoma e bashkëshortes sime të mos hynte asnjë person tjetër. Të paktën të mos lejoheshin familjarët, kemi shkuar gati 20-30 vetë. Ka dalë pozitive dhe mjekët dhe te dhoma e saj shkonin pa maska. Kërkoj nga ministrja që të vërë dorën në zemër se kam 11 kalamaj, ma sistemoni nusen në spital. Nuk ka simptoma nga Covid për momentin është në shtëpi. Jo më larg se sot i kanë prerë fletën e daljes nuses sime. Kur kam shkuar dhe dhoma e nuses, kam parë çarçafët me jashtëqitje dhe me gjak, ka ndejtur nusja me rrobat e pacientes me Covid, që ishte ngjitur. Imagjinoni se çfarë bëjnë me pacientët këta, duhet të vënë dorën në zemër që të zgjedhin stafin që i shërben popullit.

Higjena është përtokë, banjot janë gjithë pis, gjithë gjak, me dorezat që pastrojnë pacientët, iu vendosin serumet të tjerëve. I thashë asaj zonjës si vjen ti me doreza të pista që ti ndryshosh serumin nuses sime”, u shpreh qytetari.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan kruja kushtet e veshtira ne qsut arjan kruja kushtet e veshtira ne qsut

Sondazh

Poll