Aktualitet

ME VIDEO: Aksion gjatë natës në Crotone! Guardia di Finanza sekuestron paratë e “shefit” të Antonio Gallos, 360 mijë e

11 Shkurt 2021, 15:14 Nga DOSJA
ME VIDEO: Aksion gjatë natës në Crotone! Guardia di Finanza

CROTONE– Operacion gjatë natës në Itali! Guardia di Finanza e komunës së Crotone i ka sekuestruar 360 mijë euro të bosit mafioz të “Ndranghetës”, Alfonso Mannolo.  Ky i fundit është një nga “kokat” e familjes MANNOLO-TRAPASSO-FALCONE-ZOFFREO, e cila vepron në komunën e San Leonardo di Kutro për llogari të të cilës, vepronte edhe  sipërmarrësi italian Antonio Gallo.

Mannolo, në përgjim mjedisor disa vitë më parë gjatë operacionit “Malapianta”, u zbulua se ishte në mesin “e kokave të mëdha” të organizatës ‘Ndrangheta”, e cila drejtohet nga Nicolino Grande Aracri. Në operacionin Malapianta, u shfaqën elementë që linin të kuptohej se bosi i San Leonardos kishte udhëzuar njerëz “pa precedentë penalë”, por të lidhur me klanin që të mbanin shuma të mëdha parash në emër të tij.

Këto përgjime ishin indicia për operacionin e sotëm “Blood Red Money” (Para të përgjakura), të cilat cili solli sekuestrimin e shumës së parave dhe ndalimin e Mannolos. Agjentët e Guardia di Financa kishin në “lupën” e tyre edhe djalin e tij, Dante Mannolo, i cili ka vendosur që të bashkëpunojë me drejtësinë. Falë dëshmisë së tij u identifikuan disa subjekte ku edhe ishin fshehur paratë e paligjshme. Shuma prej 360 mijë eurove, e sekuestruar sot, ishte fshehur brenda zgavrës së mureve të një shtëpie, të ndara në disa tufa. 

Operacioni i sotëm “Parà të kuqe gjaku” u drejtua nga Prokurori i Antimafias italiane Nicola Gratteri. Mafiozi Alfonso Mannolo konsiderohet si një nga bosët kryesor të Ndranghetas kalabreze, madje emri i tij  është përfshirë edhe në dosjen hetimore të përgjimeve të “Basso Profilo”. Në kuadër të këtij operacioni është prangosur edhe Antonio Gallo, i cili akuzohet për aktivitet kriminal mafioz, riciklim parash, mashtrim fiskal e faturim të falsifikuar kompanish fiktive me pronarë dhe disa shtetas shqiptarë.

Po ashtu prokurori Nicola Gratteri, zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

Marrë dhe përshtatur nga Corrieredellacalabria.it

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alfonso mannolo ndragheta ne shqiperi operacioni alfonso mannolo ndragheta ne shqiperi operacioni

Sondazh

Poll