“Po dal të pi kafe…”/ U gjet i vdekur në Zvërnec, zbulohet biseda e fundit me nënën, familjarët kërkojnë autorët:
11 Shkurt 2021, 16:12Nga DOSJA
FIER– Familjarët e 22-vjeçarit Sokol Shyrte, i cili u gjet i vdekur në bregun e Zvërnecit disa ditë më parë, kërkojnë zbardhjen e ngjarjes. Ata shprehin dyshime se i riu është vrarë dhe më pas është hedhur në det, duke kërkuar kapjen e autorëve.
Sipas tyre, i riu nuk kishte asnjë arsye që nga fshati Kurjan i Fierit, të gjendej pa jetë në Zvërnec të Vlorës, duke rrëfyer edhe bisedën e tij të fundit me familjarët. Familjarët pretendojnë se 22-vjeçari kishte dalë nga shtëpia pasditen e të dielës, dhe bisedën e fundit e kishte pasur me të ëmën, me të cilën edhe jetonte. Sokoli i kishte treguar se po dilte të pinte një kafe me shoqërinë, por pa i përmendur emra, duke dalë për të mos u kthyer më kurrë.
Të afërmit e tij kërkojnë që institucionet të kërkojnë dhe hetojnë të gjithë të njohurit e Shyrtes, duke shtuar se i riu nuk ka qenë problematik.
“Djali ishte i urtë, i sjellshëm. Nuk i binte askujt më qafë. Ka dalë për kafe dhe nuk është kthyer. Çfarë do kërkonte djali nga Kurjani në Zvërnec. Kjo kuptohet. Dikush e ka varrë dhe e ka hedhur larg për të humbur gjurmët. Ai kishte shenja në kokë, siç tha edhe Policia. Të hetohen miqtë e tij, telefonatat, të tëra. Djali nuk ikte kurrë,”-tha një prej të afërmve të tij.
I riu ishte djali i vetëm i familjes dhe ishte kthyer prej disa muajsh nga Gjermania për të ndihmuar të ëmën, pasi i ati kishte emigruar në Greqi. Shytre u gjet i mbytur dhe me shenja dhune në plazhin e Zvërnecit disa ditë më parë.
Ai u identifikua nga tatuazhet që kishte në duar dhe mjekët ligjorë konstatuan shenja dhune në trupin e tij. Këto hematoma kanë lënë dyshime se ngjarja nuk ka qenë aksidentale, por bëhet fjalë për një vrasje. Deri më tani nuk është bërë me dije nëse ai ka pasur ndonjë konflikt, ngjarje që mund t’i ketë sjellë vdekjen.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER- Arben Çepele nga Roskoveci vie për herë të dytë pre e grabitësve. Fakti që i biri jeton në Britani të Madhe duket se “josh” elementët kriminalë në ...
CROTONE– Operacion gjatë natës në Itali! Guardia di Finanza e komunës së Crotone i ka sekuestruar 360 mijë euro të bosit mafioz të “Ndranghetës”, Alfonso Mannol...
TIRANË– 1647 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative gjatë 24 orëve të fundit pas nuk respektuan masat anti-COVID.Policia bën me dije se u ndë...
SHKOZE– Reshjet e shiu ditët e fundit kanë sjellë rrëshqitje të tokës në Shkozë. Dherat e rënë kanë sjellë dhe dëmtimin e rrugës duke u bërë një rrezik për këdo...
SHKODËR– Ish-deputeti i PD-së Helidon Bushati I cili është edhe i dekleguari I kësaj partie në Shkodër, ka reaguar lidhur me përmbytjet në atë zonë.Me anë ...
TIRANË– Dhjetë mijë dollarë janë gjetur dhe janë sekuestruar në banesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila u vu sot në pranga. Dosja.al ka mësuar se...
TIRANË– Epidemiologu Ilir Alimehmeti propozon mbylljen për disa javë të transportit publik dhe të lokaleve, të cilat janë burimet kryesore të përhapjes së ...