Aktualitet

Vettingu/ KPK konfirmoi në detyrë gjyqtarin Sokol Ngresi, Komisioneri Publik del kundër: KPA ta shkarkojë!

11 Shkurt 2021, 16:14 Nga DOSJA
Vettingu/ KPK konfirmoi në detyrë gjyqtarin Sokol Ngresi, Komisioneri

TIRANË– Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e marrë nga Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Sokol Ngresi. Ditën e sotme, me anë të një njoftimi zyrtar, Komisioneri ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin nga detyra të gjyqtarit.

Kjo pasi sipas Komisionerit Publik, gjyqtari në fjalë nuk ka pasur një nivel të besueshëm për t’u konfirmuar në detyrë, ndryshe nga vendimi i marrë në dhjetor të vitit të shkuar.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm, vlerëson se, referuar gjendjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit, z. Sokol Ngresi nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë,”-shkruhet në njoftim.

Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Ngresi është kandidat për Gjykatën e Lartë në procesin që po zhvillohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

NJOFTIMI I PLOTË:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Sokol Ngresi, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm, vlerëson se, referuar gjendjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit, z. Sokol Ngresi nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 324, datë 11.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Sokol Ngresi.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet komisioneri publik kpk sokol ngres vettingu komisioneri publik kpk sokol ngres vettingu

Sondazh

Poll