Aktualitet

Urimi prekës/ Vajzat binjake kanë ditëlindjen, babai i uron nga Deti Egje

13 Shkurt 2019, 12:53 Nga DOSJA
Urimi prekës/ Vajzat binjake kanë ditëlindjen, babai i uron nga

Një urim prekës vjen nga misioni në detin Egje, aty ku një baba ka uruar vajzat e tij binjake të cilat mbushin 11 vjeçe.

Edjona dhe Elisa, dy vajzat binjake të rreshterit Edmond Caraj kanë ditëlindjen sot dhe i ati i ka uruar nga bordi i anijes, aty ku shërben me detyrë jashtë vendit. Lajmin e jep ministrja Olta Xhaçka, e cila ndër të tjera shkruan:

“Ky është urimi prekës i një babai nga misioni në detin Egje për vajzat e tij binjake #Edjona dhe#Elisa, të cilat mbushin 11 vjeç. I bashkohem urimit të rreshter Edmond Carajt dhe kontingjentit të XI në Egje, duke i uruar shëndet dhe suksese në mësime dy vazjave të tij të mrekullueshme. Respekt ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë në misionet jashtë vendit dhe mirënjohje të veçantë familjeve të tyre që sakrifikojnë po aq sa të dashurit e tyre.”

Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fxhackaolta%2Fposts%2F2004307472938296&width=500

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond caraj misionet jashte vendit olta xhacka ushtria shqiptare vajzat binjake edmond caraj misionet jashte vendit olta xhacka ushtria shqiptare vajzat binjake

Sondazh

Poll