Aktualitet

Rritje e frikshme e rasteve të reja me koronavirus, dyfishohen shifrat në qarkun e Beratit, mes tyre nxënës dhe mësues

10 Shkurt 2021, 20:09 Nga DOSJA
Rritje e frikshme e rasteve të reja me koronavirus, dyfishohen shifrat

BERAT- 108 raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në qarkun e Beratit. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se janë konfirmuar me sëmundjen vdekjeprurëse 34 persona në qytetin të Beratit, 48 në Kuçovë, 13 në Skrapar, 2 në Urën- Vajgurore dhe 1 person në Poliçan. 

Ndërkoh, burime  bëjnë me dije se mes të infektuarve janë nxënës, mësues dhe punonjës institucionesh. 

Të dhënat:

108 raste të reja në 24-orë në qark.

34 raste në Berat,58 raste në Kuçovë,13 raste në Skrapar,2 raste në Urë-Vajgurore dhe 1 rast në Poliçan.

1 nxënës në shkollën jopublike “Irfan Ngjeqari”

1 mësues në gjimnazin “Kristo Isak” në Berat

1 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Duhanas

1 punonjës në Drejtorinë e gjelbërimit në bashkinë Berat.

1 polic security në Drejtorinë Doganore. 

Shqipëria po përballet me shifra të larta infektimesh në javën e fundit. Vendi ynë ka kapur pikun e infektimeve të reja një ditë më parë kur u shënuan 1239 raste të reja brenda 24 orëve të fundit. Situata është e rëndë edhe me viktimat, ku për një javë, 96 persona kanë humbur jetën. Po ashtu, janë shtuar me 27% edhe shtrimet në spitale nga java e fundit e janarit në javën e parë të shkurtit.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronaviruis ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi koronaviruis ne shqiperi mbyllja e dyte ne shqiperi

Sondazh

Poll