Aktualitet

Vdekja e David Rossit, dëshmia e re bën kthesën e papritur: E vrau një shqiptar! Shkonin në ‘party’ homoseksualësh

10 Shkurt 2021, 17:35 Nga DOSJA
Vdekja e David Rossit, dëshmia e re bën kthesën e papritur: E

ITALI– Detaje të reja janë mësuar për vdekjen e David Rossi, ku një dëshmitar i ri ka iniciuar një pistë të re hetimi. Në dëshminë e tij në Prokurori, dëshmitari pretendon se Rossi nuk i ka dhënë fund vetë jetës por është vrarë nga një shqiptar, bashkë me dy persona që e ndihmuan.

“Një burrë shqiptar që jeton në Milano me dy bashkëpunëtorët e tij e vranë Rossin. Mendoj se për motiv kishin pjesëmarrjen e përbashkët në festa homoseksualësh, gjë që duhej mbajtur e fshehtë,“-tha dëshmitari, identiteti i të cilit është mbajtur anonim. 

Dëshmia e re duket se do të rihapë hetimet për vdekjen e ish-menaxherit të komunikimit në Bankën “MPS”, i cili u gjet pa jetë në tokë poshtë dritares së zyrës së tij. 

David Rossi u gjet i vdekur në qytetin e Sienas më 6 Mars 2013, dhe nga hetimet e bëra u nxorr përfundimi se kishin të bënim me një vetëvrasje, por shumë elementë nuk janë sqaruar kurrë. Midis dymbëdhjetë kamerave që kanë filmuar gjithçka është përdorur materiali i vetëm njërës, asaj që kishte pamje më të keqe nga dritarja e Rossit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet david rossi vdekja e david rossit david rossi vdekja e david rossit

Sondazh

Poll