E vranë për ‘kacidhe’! Dënohet me 14 vite burg bashkëpunëtori shqiptar, për 30 mijë euro i mbajti “lojën” grekut
10 Shkurt 2021, 19:15Nga DOSJA
GREQI– Gjykata e Selanikut ka dënuar me 14 vite burg një 39-vjeçar shqiptar, i cili u shpall fajtor për bashkëpunim gjatë një grabitjeje që solli dhe vrasjen e një personi në vitin 2003. Një ish-kamerier grek, tani 55 vjeç u dënua me burg përjetë pa të drejtë apelimi, ndërsa bashkëpunëtori i tij shqiptar me 14 vite heqje lirie.
39-vjeçari, i cili është duke vuajtur një dënim të përjetshëm, të marrë në vitin 2011 për një tjetër grabitje, tregoi me detaje gjithë çfarë kishte ndodhur natën e krimit dhe kërkoi falje para trupës gjykuese. Ai pretendoi se kishte rënë dakord me grekun që të mbështeste versionin e tij në Gjykatën e Apelit, dhe në këmbim do të merrte shumën prej 30,000 eurove. Pas vendimit të gjykatës, ai u kërkoi falje gjyqtarëve, duke shprehur keqardhjen për dënimin e tij, ndërsa shtoi se: S’jam unë ai që duhet të dënohet sot!
Si u zbardh vrasja
Vrasja e agjentit fatkeq mbeti e pazgjidhur për disa vite dhe dosja u mbyll deri në vitin 2009, kohë kur 55-vjeçari u arrestua për një arsye tjetër. Por shenjat e tij të gishtave e “tradhëtuan”, pasi u përputhen me ato të gjetura në dyshemenë e vendit ku u vra 29-vjeçari. Ngjarja ndodhi më 23 nëntor 2003, kur viktima po kthehej në shtëpi me një çantë me para, të cilat do t’i përdorte për të paguar faturat e agjensisë ku edhe punonte. Ai parkoi automjetin në banesë, dhe pikërisht në atë moment shqiptari, ende i paidentifikuar nga mediat greke, iu afrua dhe nën kërcënimin e një arme zjarri i kërkoi çantën me paratë.
Viktima u kundërpërgjigj dhe u përpoq ta çarmatoste, duke nisur dhe një përleshje fizike. Gjatë përleshjes, dy burrat ranë për tokë, dhe në atë moment 55-vjeçari grek mori armën e bashkëpunëtorit dhe qëlloi dy herë viktimën duke e lënë të vdekur në vend. Dy autorët morën me vete çantën me vetëm 4000 euro dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SARANDË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një automjet tip “Range Rover”, ka përplasur një vajzë.N...
ITALI– Shqiptari Ilir Plaku, i cili që prej 12 vitesh ishte kërkuar nga policia italiane është arrestuar ditën e sotme.Mediat italiane, bëjnë me dije se 55-vje&...
BRITANIA E MADHE– Tre shqiptarë janë përballur me gjoba në Britaninë e Madhe, pasi kanë thyer karantinën dhe kanë udhëtuar për më shumë se 150 milje me pr...
ITALI– Detaje të reja janë mësuar për vdekjen e David Rossi, ku një dëshmitar i ri ka iniciuar një pistë të re hetimi. Në dëshminë e tij në Prokurori, dëshmitar...
ELBASAN– Vrasja e trefishtë e fundvitit të 2018 është nxjerrë nga “sirtari” i Prokurorisë së Elbasanit! Vetëm pak ditë më parë, Policia shpalli në kërkim Mikael...
TIRANË- Dy aksidente të njëspasnjëshme kanë ndodhur pasditen e sotme pranë zonës së qendrës në Tiranë.Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se aksident...
SHKODËR – KESH ka ulur shkarkimet nga portat e HEC-it të Vaut të Dejës për t’i paraprirë situatës prej reshjeve intensive në veri-lindje të vendit.Rr...
BRITANI E MADHE- 7 shqiptarë u përpoqën të merrnin peng një anije japonezë në portin e Portlandit në Britani të Madhe. Për rreth 16 orë, shqiptarët qëndruan në...