Vrasja e punonjëses shqiptare të seksit! Ish-polici Alfred Kipe nuk e ‘hap gojën’, në burg por nuk pranon vrasjen: Kishi
10 Shkurt 2021, 20:08Nga DOSJA
ITALI– Alfred Kipe, 43-vjeçari i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e punonjëses shqiptare të seksit, Luljeta Heshta, ka mohuar gjithçka! Mediat italiane kanë bërë me dije se Kipe, aktualisht ndodhet në burgun e San Vittore dhe vazhdon të deklarojë veten të pafajshëm dhe të mohojë të ketë vrarë partneren e tij.
Ish-efektivi i Policisë, u prangos 12 orë pas vrasjes dhe në marrjen e parë në pyetje iu përgjigj të gjitha pyetjeve por nuk pranoi se kishte kryer vrasjen. E vetmja gjë që pranoi ishte grindjet e shpeshta që kishte me Heshtën për arsye xhelozie, pavarësisht se kishin 20 vite së bashku.
Çifti jetonte në zonën e Corvetto, dhe të dy kishin nag dy fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme në Shqipëri. Pavarësisht se u fol për grindje të shpeshta, hetuesit nuk kanë gjetur ankesa të mëparshme për keqtrajtim apo dhunë në familje nga viktima.
47-vjeçarja Heshta punonte si prostitutë në Milano dhe më 7 shkurt u godit 5 herë me thikë e më pas u tërhoq zëvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza. Ky iu fundit u filmua më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarje duke mos u mbijetuar plagëve të marra.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar dy këmbësorë. Fatmirësisht, t...
SHKODËR– Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka përgjysmuar shkarkimet nga portat e HEC-it të Vau të Dejës që prej paradites, ndërsa sot në mbrëmje i ka...
MAL I ZI- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar në Mal të Zi, ku janë prangosur 24 persona dhe u sekuestruan të paktën 500 kg kanabi...
SARANDË– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një automjet tip “Range Rover”, ka përplasur një vajzë.N...
ITALI– Shqiptari Ilir Plaku, i cili që prej 12 vitesh ishte kërkuar nga policia italiane është arrestuar ditën e sotme.Mediat italiane, bëjnë me dije se 55-vje&...
BRITANIA E MADHE– Tre shqiptarë janë përballur me gjoba në Britaninë e Madhe, pasi kanë thyer karantinën dhe kanë udhëtuar për më shumë se 150 milje me pr...
ITALI– Detaje të reja janë mësuar për vdekjen e David Rossi, ku një dëshmitar i ri ka iniciuar një pistë të re hetimi. Në dëshminë e tij në Prokurori, dëshmitar...