Aktualitet

FIJET QË LIDHEN! Megaoperacioni në Mal të Zi, shkatërrohet grupi i kanabisit/ “Kokat” përgjegjës edhe për drogën e E

10 Shkurt 2021, 19:20 Nga DOSJA
FIJET QË LIDHEN! Megaoperacioni në Mal të Zi, shkatërrohet

MAL I ZI- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me megaoperacionin e zhvilluar në Mal të Zi, ku janë prangosur 24 persona dhe u sekuestruan të paktën 500 kg kanabis. Mësohet se grupi ka qenë në vazhgim të Policisë vendase për më shumë se 10 muaj, dhe është pikasur se lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe më pas kalonte për t’u shpërndarë në vendet e Bashkimit Europian. 

Grupi i trafikut të drogës drejtohej nga shqiptarë, të cilët gjithashtu mendohet se janë  përgjegjës të ngarkesës me 2.6 ton kanabis që u kapën në doganë më 3 nëntor 2020. Asokohe në prangat e Policisë fillimisht ra shoferi i kamionit, Ervis Çalliku, i cili mori kanabisin në Lushnje, dhe më pas një nga një u prangosën edhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Droga ishte fshehur brenda një kamioni që ishte mbushur me fruta-perime. Kamioni kaloi ka asnjë problem në pikën kufitare të Kapshticës dhe më pas në Han të Hotit, por ishte pala malazeze ajo që kërkoi hapjen e tij duke gjetur edhe 2.6 ton kanabis. Në flagrancë u prangos shoferi 40-vjeçar i kamionit, Ervis Çalik, ndërsa prangosje u kryen edhe në Shqipëri. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ervis calliku grupi i kanabisit ne mal te zi megaoperacion ne mal te zi ervis calliku grupi i kanabisit ne mal te zi megaoperacion ne mal te zi

Sondazh

Poll