Aktualitet

EMRI/ Jetë luksi në bregdet dhe i veshur me rroba firmato, ekstradohet shqiptari që iu arratis prej 12 vitesh nga drejtësia

10 Shkurt 2021, 17:48 Nga DOSJA
EMRI/ Jetë luksi në bregdet dhe i veshur me rroba firmato, ekstradohet

ITALI– Shqiptari Ilir Plaku, i cili që prej 12 vitesh ishte kërkuar nga policia italiane është arrestuar ditën e sotme.

Mediat italiane, bëjnë me dije se 55-vjeçari, është identifikuar nga karabinierët e Compagnia di Bianco, Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë këtyre viteve ai kishte jetuar së bashku me familjen e tij, afër bregdetit të Durrësit.

Plaku ishte në kërkim në Itali, që nga viti 2009, pasi akuzohet si anëtar i një organizate që synonte trafikun e drogës dhe rezistencën ndaj një zyrtari publik. Në atë kohë Plaku ishte në Brancaleone dhe ishte lënë me masën e detyrimit të paraqitjes kur më pas humbi gjurmët e tij.

Më pas Plaku u dënua në mungesë nga Gjykata e Apelit të Cagliari, për akumulimin e dënimeve, me 5 vjet e 11 muaj burgim. Plaku u konsiderua pjesë e një Organizate që trafikonte drogë dhe qenie njerëzore, si në territorin kombëtar, në veçanti në Sardenjë, por edhe ndërkombëtarisht.

SI NDODHI ARRESTIMI?

Kërkimi i tij për 12 vite nga kishte rezultuar i kotë, derisa në muajt e fundit, karabinierët filluan hetime të reja, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Locrit dhe Prokuroria e Përgjithshme e Cagliarit, një degë e Sassari.

Përmes një monitorimi të gjerë të faqes në internet, hetuesit ishin në gjendje të verifikonin që Plaku ishte fshehur, së bashku me të afërmit e tij, në Shenavlash, pjesë e Komunës së Rrashbull, afër Durrësit.

Në fotografitë e shumta që policia kishte siguruar dukej se burri bënte një jetë luksoze, udhëtime, darka familjare dhe shihej i veshur me rroba të stilistëve të mëdhenj. Më pas Karabinierët raportuan elementët e rinj në Prokurorinë Publike në seksionin e shkëputur të Gjykatës së Apelit Sassari, i cili kërkoi nga Ministria e Drejtësisë të zgjerojë kërkimet përtej territorit të IKtalisë.

Operacioni, i filluar disa ditë më parë, u zhvillua në bazë të indikacioneve të siguruara nga karabinierët e Compagnia di Bianco në bashkëpunim me Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor dhe Zyrës së Ekspertit të Sigurisë të Departamentit Qendror të Policisë kriminale në Rumani, e cila i dha policisë shqiptare detaje të sakta.

Kjo lejoi forcat e policisë shqiptare, me koordinimin e Interpol, të gjurmonin dhe arrestonin Ilir Plakun.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir plaku ilir plaku

Sondazh

Poll